Neymar drejt Barcelonës!

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |

Neymar dhe Barcelona janë shumë afër në merkato të paktën këtë gjë e konfirmojnë mediat italiane. Mësohet se drejtuesit Katalanas janë të gatshëm t’i ofrojnë klubit brazilian shumën e kërkuar vetëm të kenë në sulm dyshen  më të mire në botë Messi-Neymar. 

Havier Faus njeriu i cili merret me financat e Barcelonës i ka dhënë rrugën e lirë klubit të tij për të sjellë në “Camp Nou” Neymar. Braziliani i talentuar në këto momente është nën vëzhgimin edhe të disa skuadrave të tjera. Përveç Barcelonës kartonin e tij e kërkon edhe Real Madrid i cili prej kohësh ka shprehur deshirën për të marrë në skuadër një talent si Neymar. Diçka është e sigurtë, së shpejti braziliani do të jetë në Europë dhe me shumë mundësi në Spanjë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!