Ozil: Dortmundi mund ta fitojë LK-në
Mesfushori i Real Madridit, Mesut Ozil, mendon se Dortmundi është në gjendje që ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi kampionët e Gjermanisë arritën t’i nxjerrin katër pikë Real Madridit nga dy ndeshjet në fazën grupore.
“Natyrisht, Dortmundi mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”.
“Ekipi që fiton Bundesligan dy herë radhazi është në gjendje që ta fitojë Ligën e Kampionëve në çdo moment. Ne kemi parë në dy ndeshje se Dortmundi është ekip shumë i mirë”, është shprehur Ozil për Bild.
Category: Futboll
0 Komente