Pellegrini: Nuk do të luajmë për barazim

dardanmiftari | Tuesday, November 06, 2012 | 0 Komente

Manuel Pellegrini thotë se Malaga nuk do të jetë e kënaqur me një barazim në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Milanit, pasi ata janë të vendosur të nxjerrin tre pikë të plota.
Skuadra spanjolle shënoi fitore 1-0 ndaj Rossonerëve dy javë më parë, dhe do të kërkojë të ruajë fillimin e përkryer në futbollin evropian edhe në ndeshjen e sotme në San Siro.
“Nëse ne luajmë për barazim, do të humbasim. Do të përpiqemi të fitojmë dhe të luajmë lojën tonë. Milani ka një traditë dhe histori të madhe – shumë më të famshme se Malaga – por ne kemi nëntë pikë dhe nuk kemi histori për të çuar në fushë”.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por nuk jam i shqetësuar. Suksesi i tyre kundër Chievos ka hequr ca presionin nga ta, por ata sërish do të jenë në presion më të madh se ne”, ka thënë Pellegrini. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...