“Për ta ndalur Ronaldon, duhet thirrur policinë”

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Roberto Mancini e sheh Crsitiano Ronaldon si rrezikun më të madh për ndeshjen e nesërme që City e zhvillon ndaj Real Madridit. Trajneri italian mendon se nëse City duhet të mendoj fitoren, patjetër që duhet neutralizuar Ronaldon.
”Unë shpresoj që ai ka një natë të keqe ndaj nesh. Është një lojtar që mund të shënoj nga 2 gola në secilën ndeshje. Nëse ne mendojmë fitoren, duhet ta neutralizojm Ronaldon. Është shumë e vështirë për ta bërë, sepse nganjëherë për ta ndalur atë duhet vetëm intervenimi i policisë. Ronaldo me Messin janë dy lojtarët më të mirë në botë. Por fakti se Reali është bërë kampion, unë mendoj se ai duhet të fitoj Topin e Artë” deklaroi Mancini./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!