Prishtina – Trepça ’89 përballën edhe në Shqipëri

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Dy skuadrat më të mira të Raiffeisen Superligës në futboll do të ndeshën përsëri këtë javë por kësaj radhe në Shqipëri, në turneun që do të zhvillohet për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pas përfundimit të suksesshëm të stinorit vjeshtor, ku edhe u shpall kampion i këtij gjysmësezoni, Prishtina nuk ka kohë as për pushim e as për festë. Ata janë nisur për në Shqipëri, ku do të marrin pjesë në turneun për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç Prishtinës, në këtë turne futbollin tonë do ta përfaqësojë edhe skuadra e Trepçës’89 dhe do të jenë pikërisht këto dy skuadra që do të ndeshen ndërmjet vete.

Takimi i parë, sipas organizatorit, luhet më 22 nëntor dhe skuadra fituese do të udhëtojë pas një jave në Vlorë për t’u ndeshur në fazën finale me skuadrat tjera kualifikuese./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!