PSG nuk e dëshiron Beckhamin
Klubi i Paris Saint-Germain ka mohuar se është i interesuar për shërbimet e David Beckham, i cili njoftoi se do largohet nga L.A. Galaxy në fund të këtij muaji, pas ndeshjes finale të ligës MLS.
Beckham tha se është i hapur për aventura të reja pas gjashtë vjetëve të karrierës së tij në klubin amerikan.
Trajneri i PSG-së, Carlo Ancelotti tha se ekipi francez nuk planifikon t’i bëj një ofertë ish-reprezentuesit anglez.
"Beckham? Ne nuk kemi ndonjë ofertë për të", ka thënë Ancelotti për "L'Equipe" dhe shtoi se klubi nuk do të blej më lojtar," Ne i dëshirojmë fat Beckhamit në të ardhmen. "
Fjalët e tij i ri-konfirmoi edhe drejtori sportiv i klubit, Leonardo.
"Nuk ka asgjë nga kjo," tha shkurt Leonardo.
Category: Futboll