Reali ‘mbretëron’ ndaj Bilbaos (Video)
Mbretërit kaluan në epërsi në minutën e 12 përmes një autogoli të lojtarit të Bilbaos, J. Aurtenetxe.
Golin e dy Reali e gjeti përmes mbrojtësi Sergio Ramos dhe kjo nuk iu mjaftoj Mbretërve në pjesën e parë duke shënuar edhe njëherë përmes sulmuesit Karim Benzema.
Tre minuta para përfundimit të pjesës së parë mysafirët arritën të shënojnë përmes I.Gomez për ta zbutur epërsinë e Realit në 3:1.
Me të filluar pjesa e dytë, lojtarët e Jose Mourinhos vazhduan me lojën e mirë duke thelluar epërsinë me shënimin edhe të dy golave në minutën e 56 dhe 72 nga Ozil dhe Khedira.
Me këtë fitore Real Madrid ka grumbulluar 26 pikë, 8 më pak se se rivali i përjetshëm Barcelona. (ORAinfo)
Category: Futboll