Reali nuk e pati lehtë

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Levantes në ndeshjen që u zhvillua të dielën mbrëma në Estadio Ciudad de Valencia.
Pas një gjuajtje të lirë të Xabi Alonsos, topi shkoi në drejtim të Cristiano Ronaldos, i cili e kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer dhe shënoi me vole për epërsinë e mysafirëve (21’).
Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa me të filluar gjysma e dytë, Jose Mourinho vendosi ta largojë nga loja portugezin për shkak të çarjes në vetull dhe në vend të tij u angazhua Raul Albiol.
Pas më shumë se një ore lojë (62’), Obafemi Martins pasoi te Angel Rodriguez, i cili e barazoi rezultatin.
Ndërhyrjen e gabuar në Callejon, arbitri e dënoi me penalti. Xabi Alonso mori përgjegjësinë, mirëpo portieri Gustavo Munua mbrojti goditjen e tij.
Pas një harkimi nga këndi të Alonsos, i riu Alvaro Morata (që zëvendësoi Mesut Oezilin) shënoi golin e fitores për Los Blancos (84’).
Real Madridi mban pozitën e tretë në tabelë me tetë pikë më pak se Barcelona që nuk di të gabojë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...