Ribery: Bayerni më i rëndësishëm se Franca
Mesfushori ofensiv francez i Bayern Muenchenit, Franck Ribery, ka thënë se Bayern Muencheni është më i rëndësishëm për të sesa Përfaqësuesja e Francës. Ribery 29-vjeçar ka shënuar njërin gol në fitoren 2:0 që Bayerni e realizoi të shtunën në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit.
Ai ka thënë se po e shijon plotësisht periudhën në Bayern.
"Kam gjashtë vjet që jam te Bayerni. Është shumë mirë këtu. Jam i lumtur dhe po kënaqem. Bayerni është më i rëndësishëm për mua sesa përfaqësuesja", ka thënë Ribery, përcjell "Bild" të dielën.
Category: Futboll
0 Komente