Ronaldo e dëshiron Guardiolan te Brazili

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Legjenda braziliane, Ronaldo, e preferon ish-trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, në krye të përfaqësueses së Brazilit.

Edhe pse nuk është i kënaqur me shkarkimin e Mano Menezes, ish-sulmuesi i Real Madridit thotë se duhet të angazhohet një trajner që ka karakteristikat e duhura.

“Unë nuk do ta merrja atë vendim (për shkarkimin e Menezes), por Brazili duhet të kthehet në rrugën e duhur. Kemi trajnerë të shkëlqyer në Brazil dhe na duhet dikush që shfaq qetësi kundrejt skuadrës”.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë aktualisht. Ai bëri punë shumë të mirë te Barcelona dhe do të ishte zgjedhje e shkëlqyer për Brazilin”, ka thënë Ronaldo për Globo. /

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!