Rumani, dënohen Popesku dhe vëllezërit Bekali

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

“Tërmet” në futbollin rumun. Ish-futbollisti dhe kapiteni i Barcelonës, Gica Popesku, është dënuar me tre vite burgim me kusht. Dënime akoma më të ashpra janë dhënë për vëllezërit Bekali, tetë vite për Ioan dhe shtatë për Viktorin. Madje, i pari do të paguajë edhe një gjobë prej katër milionë eurosh. Ata janë dënuar për evazion fiskal, gjatë transferimit të disa futbollistëve, ndërkohë që mbulonin rolin e menaxherit.

Lista e të dënuarve nga Gjykata e Bukureshtit është prej 12 personash, pasi përfshihen edhe drejtues të lartë klubesh. Në fakt, Popesku dhe Bekali janë ndër njerëzit më influentë në sportin rumun, madje kanë qenë menaxherë të futbollistëve si Adrian Mutu, George Haxhi, Adrian Ilie, Kristian Kivu, Stefan Radu, apo çdo futbollisti të talentuar që është transferuar nga kampionati vendës në klubet prestigjioze të Evropës. Dëmi financiar që ata i kanë shkaktuar shteti mendohet të jetë rreth 10 milionë dollarë. Për tetë drejtuesit e klubeve janë dhënë gjithsej 40 vite burgim me kusht, megjithëse pritet që në Apel të ulet disi masa ndëshkuese.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...