Saraçini kryetar i ri i FHK-së
Eugen Saraçini është zgjedhur kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), pasi që u shkarkua Mexhit Devaja, pas 16 vite në krye të kësaj federate.
Këto zgjedhje janë mbajtur pas udhëzimit nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka kërkuar që të ketë zgjedhje në federata në vitin olimpik.
Nebih Zariqi është zgjedhur nënkryetar i FHK-së, kryetar nderi i këtij asociacioni u zgjodh Mexhit Devaja, ndërsa anëtarë tjerë të Bordit u zgjedhën, Fatmir Muhaxheri, Muhamet Alaj e Shqipe Bajçinca.
Kryetari i ri i FHK-së, Eugen Saraçini, i ka falënderuar të gjithë për besimin i dhënë dhe ka premtuar se do të angazhohet që të krijojë kushte sa ma të mira për gara dhe mbarëvajtje të tyre. /Telegrafi/
Category: Futboll