Terri i jep “oksigjen” Çelsit, gjuri në rregull

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Lajme të mira për Xhon Terrin. Çelsi i trembej fundit të sezonit të kapitenit pas dëmtimit në gju të dielën, por skaneri ka treguar se ai nuk i ka këputur ligamentet gjatë ndeshjes me Liverpulin. Edhe pse mjekët nuk e kanë konfirmuar kohën e rikuperimit të 31-vjeçarit, ai pritet të mungojë nga 2-6 javë.

Me shumë gjasa, Terri do e humbasë ndeshjen me Juventusin në Champions, por edhe takimet e Premier Ligës kundër Uest Bromuiç Albionit dhe kampionëve të Mançester Sitit. “Ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Shpresoj të rikthehet sa më shpejt”, – tha Di Mateo pas rezultateve të testeve mjekësore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...