United rimerr kreun

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Manchester Unitedi është kthyer nga disavantazhi për të shënuar fitore prej 3-1 kundër Queens Park Rangers.

Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutat e para të gjysmës së dytë (52’), Jamie Mackie kaloi mysafirët në epërsi.

Një harkim të Rooneyt fillimisht e goditi Welbeck, ndërsa Jonny Evans e futi në portë (64’) për ta barazuar rezultatin.

Edhe goli i dytë erdhi nga një krosim i Wayne Rooneyt nga këndi, të cilin kësaj radhe e priti Darren Fletcher për të kaluar vendasit në avantazh (68’).

Superzëvendësuesi Javier 'Chicharito' Hernandez shënoi golin e sigurisë, pas asistimit të Anderson (72’).
Manchester United kthehet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City që të dielën zhvillon sfidën e vështirë kundër Chelseat në Stamford Bridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!