United zvogëlon borxhin në 359 mil. funte

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Manchester Untied ka zovgëluar deri në 359.7 milionë funte borxhin e përgjithshëm të klubit, falë rritjes së përfitimeve nga sponzorët dhe marrëveshjeve operacionale luksoze në klub që i kanë ndihmuar klubit në profitin e përgjithshëm.

Që nga viti 2005 kur e morën në drejtim Manchester Untiedin, familja Glazer ishte pjesë e kritikave të rënda nga tifozët, për shkak të borxhit i cili u shfrytëzua për blerjen e klubit.

Ngritja e fitimeve për 24% nga 10 marrëveshjet e reja të sponzorimit, duke përfshirë dhe 357 milionë funtet nga marrëveshja shtatëvjeçare me General Motors e kanë bërë klubin nga Old Trafford që të relaksojë borxhin prej 580 milionë funtesh të akumuluar deri në vitin e kaluar.

Manchester United është aktualisht lider në tabelën e Ligës Premier me 27 pikë, dy më shumë se sa Chelsea. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!