Vieira: Arsenali po ia del mirë

Edw | Tuesday, November 27, 2012 |

Drejtori i Manchester Cityt, Patrick Vieira, thotë se Arsenali mund të jetë i kënaqur me sezonin e tyre.
Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, është në presion së fundi për shkak të rezultateve jo të kënaqshme. Por Vieira thotë se me investimet që ka bërë klubi, Arsenali po ia del mirë.

“Arsenali, me nënshkrimet e reja, vërtet po ia del mirë. Unë ende i përcjell ata. Kur ju kaloni nëntë vite në një klub futbolli, ju ende keni ndjenja për ta. Ata gjithmonë kanë qenë një skuadër e mirë që luan futboll të mirë”.

“Me Manchester Cityn, mendoj se fitorja e ligës sezonin e kaluar shton edhe më shumë presion në shpatullat tona. Por kur ju shikoni në atë çfarë klubi ka bërë viteve të fundit, kjo është pjesë e lojës. Është normale dhe deri tash këtë vit, ka qenë shumë mirë”, ka thënë Viera për evertonfc.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!