Vilanova lëvdon Valdanon pas fjalëve për Guardiolën

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka shprehur admirimin e tij ndaj ish-drejtorit të Real Madridit, Jorge Valdano, pas lëvdatave të tij për Pep Guardiolën.

Valdano e ka lëvduar filozofinë e ish-bosit të Barcelonës, duke e krahasuar qasjen e tij kreative ndaj futbollit me të arriturat e babait të teknologjisë dhe themeluesit të Apple, Steve Jobs.
“Më pëlqeu ajo që tha Valdano. Ai e kupton futbollin ashtu siç e kuptoj dhe unë. Edhe pse ai është madrilen, unë jam i sigurt se i pëlqen stili i Barcelonës, sepse ai e gjen veten në të”, ka potencuar Vilanova. 


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!