Zyrtare: Benitez, trajner i përkohshëm i Chelseat
Chelsea ka konfirmuar se Rafael Benitez është emëruar trajner i përkohshëm deri në fund të këtij stinori.
Në një komunikatë të klubit londinez, thuhet se pronari i klubit dhe bordi besojnë se Benitez ka përvojë të madhe në futboll, dhe se do t’i ndihmoj klubit që t’i arrij objektivat e tij.
“Spanjolli 52 vjeçar do të merr nesër detyrën zyrtarisht, ndërsa do të takohet me futbollistët në ‘Cobham’ nesër”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
Menaxheri spanjoll, Rafael Benitez ka thënë sot gjatë ditës se ende askush nuk e ka kontaktuar nga Chelsea në lidhje me marrjen e postit të Roberto Di Matteos, i cili u shkarkua sot.
Ende pa e larguar zyrtarisht Di Matteon, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Ligës së Kampionëve stinorin e kaluar, janë paraqitur informacione se Benitez është kandidati më serioz që të merr udhëheqjen e “bluve”.
“Chelsea është klub fenomenal dhe mund të luftoj për trofe. Ky klub paraqet atë që unë kërkoj”, ka thënë Benitez. (ORAinfo)
Category: Futboll