Gjest i ulët i Tracy McGrady: Nokauton kinezin (video)

Unknown | Tuesday, December 11, 2012 |


Ish ylli i NBA-s, Tracy McGrady është njëri nga basketbollistët më të popullarizuar në kampionatin e Kinës, mirëpo pas një gjesti në ndeshjen kundër Pekinit, atij mund t’ia kthejnë shpinën tifozët.
McGrady (33), lojtar i Kingdao Eagels, ka treguar joprofesionalizëm, kur në një aksion të skuadrës së tij gjatë kthimit nga mbrojtja e ka goditur një basketbollit kundërshtar.
Basketbollisti kinez ka rënë në parket, derisa McGrady edhe pas këtij gjesti është sikur kjo është normale. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!