Armstrong: Pa doping nuk do fitoja asnjë titull
“Pa doping është e pamundur të fitosh shtatë Ture të Francës”. Ky është rrëfimi i Lance Armstrong për Oprah Winfrey.“E shoh këtë situatë si një gënjeshtër e madhe që e kam përsëritur vazhdimisht.
Unë i kam marrë ato vendime, dhe ato janë gabimet e mia ndaj jam këtu që të kërkoj ndjesë”, nisi fjalën e tij Armstrong. Amerikani pranoi se kishte përdorur një koktejl lëndësh dopuese në të shtatë vitet kur u shpall fitues i Turit të Francës, por refuzoi që skema e përdorur prej tij ishte skema më e madhe mashtruese në botën e sportit duke thënë se “ishte e skemë e zgjuar, por jo më e madhja”.
Çiklisti amerikan rrëfeu herën e fundit kur kishte marrë doping, në vitin 2005, ndërsa në 2009-2010 tha se nuk kishte përdorur të tilla substanca. E gjithë skema e mashtrimit u zbardh pas një hetimi të gjatë të agjencisë amerikane anti-doping, USADA që më pas i hoqi titujt sportive Armestrong, vendim ky që u pasua edhe nga Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit.
Category: Automobilizëm