Arsenali gati 60 milion € për Cavanin
Arsenali i ka vënë syrin Edinson Cavanit, bomberit aktual të Napolit dhe për të arritur tek uruguajani, trajneri Arsen Wenger është i gatshëm të parashtrojnë ofertën më të lartë në historinë e klubit.
Ndonëse nuk hyri në detaje, trajneri francez la të kuptohej se “Topçinjtë” mund të bëjnë një çmenduri të pazakontë për historinë e klubit të tyre dhe të paguajnë deri 60 milionë euro për 25-vjeçarin. ”Më pëlqen shumë si futbollist.
Kushton shumë, nuk mund të mohohet, por Arsenali ka kohë që grumbullon fonde në pritje të futbollistit të duhur”, deklaroi Wenger.
Më parë, Napoli ka refuzuar dy oferta prej 50 dhe 55 milionë eurosh nga Manchester City për golashënuesin e tij, por tashmë strategjitë e klubit mund të kenë ndryshuar, të paktën kështu beson numri një i stolit të “Emirates”.
Category: Futboll