Chelsea lë të lirë Malouda
Chelsea nuk ka marrë asnjë ofertë për mesfushorin Florent Malouda, sipas tabloidit britanik The Sun. Ish futbollisti francez ka mbetur i izoluar në Stamford Bridge dhe është detyruar të stërvitet me ekipin e të rinjve si dënim për refuzimin e disa ofertave gjatë verës së vitit të kaluar, përfshirë një nga West Ham.
Së fundmi spekulohej se Malouda mund të kalojë në Brazil te skuadra Santos. Mirëpo, kërkesa e tij për pagë prej 75 mijë funtash në javë paraqet pengesë për realizimin e transferimit. Kurse, Chelsea thuhet se është duke konsideruar mundësinë e lejimit të largimit të tij si futbollist i lirë.
Category: Futboll