Lazio fiton, Cana sërish rezervë

Unknown | Sunday, January 06, 2013 |


Lazio ka shënua fitore në ndeshjen e dytë të javës së 19 të Serie A kundër Cagliarit me rezultat 2:1.
Më këtë fitore, Lazio është ngjitur në vendin e dytë me 39 pikë, pesë me pak se Juventusi dhe katër më shumë se Fiorentina në vendin e tretë.

Të tri golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa mysafirët ishin të parët që shënuan. Ishte Sau që kaloi në epërsi Cagliarin në minutën e 62.

Lazio barazoi në minutën e 79 përmes Konkos, ndërsa fitoren kryeqytetasve ua solli Candreva në minutën e 86 nga penalltia.

Kapiteni i kombëtares, Lorik Cana as në këtë ndeshje nuk u inkuadrua fare. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!