Paska ndodhë përplasja Mourinho-Ronaldo
Dyshimet se a ka ndodhur një përplasje mes Mourinhos dhe Ronaldos pas ndeshjes ndaj Valencias, sot morën fund. Ishte mbrojtësi i Realit, Raul Albiol ai që vërtetoj këtë gjë duke thënë se kishte një përleshje mes dy portugezëve.
"Ka patur një përleshje në dhomat e zhveshjes mes Mourinhos dhe Ronaldos. Këto gjëra është normale të ndhodhin mes dy personave të tillë që janë shumë ambicioz. Për mua më tepër ishte përlasja mendimesh se sa diçka më shumë. Por ju garantoj se kjo nuk do të ndikojë asgjë në atmosferën e skuadrës. Ne udhëtojmë për në Valencia për një fitore të radhës. Shpresoj që gjyqtarët mos të përmenden pas ndeshjes" deklaroi Albiol./Indeksonline/
Category: Futboll