Pastrojnë dhe hajnë pica, që të luajnë sot
Trajneri kontravers italian, Paolo Di Canio po këmbëngul që skuadra e tij, Swindon të luaj ndeshjen e sotme ndaj Shrewsbury. Pas rënies së borës në Angli, shumica e ndeshjeve në ligën e tretë të Anglisë janë shtyer.
Por Di Canio nuk dëshiron ta humbas ndeshjen në stadiumin e Svindon. Ai ka angazhuar tifozët e kësaj skuadre që të punojnë vullnetarisht për të larguar borën nga stadiumi.
Tifozët kanë pastruar borën me orë të tëra ndërsa trajneri Di Canio i'u ka porositur vullnetarisht pica./Indeksonline/
Category: Futboll