Pato shumë pranë Corinthians

Edw | Wednesday, January 02, 2013 |

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, është shumë pranë kompletimit të kalimit të tij te Corinthians, gjithnjë spas agjentit Gilmar Veloz.

 23 vjeçari është prekur shpesh nga lëndimet kohët e fundit dhe një numër i madh i klubeve evropiane kishin shprehur interesim për të, megjithëse duket se ai ka vendosur të kthehet në vendlindje.

“Ai është lojtar i ri që ka tërhequr interesimin e skuadrave evropiane. Por, ai ka vendosur që të kthehet në Brazil dhe ky është vendim definitiv. Gjithçka do të marrë fund këtë fundjavë”, ka thënë agjenti.
Nga ana tjetër fizioterapetu personal i Patos te Corinthians ka thënë se problemet me lëndimet nuk do të përsëriten kur ai ta marrë sërish në dorë futbollistin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!