Pep Guardiola i gatshëm t’i shpenzoj 40 milionë për Suarezin
Edhe pse Pep Guardiola do ta merr drejtimin e Bayernit në verë, ai tashmë ka filluar të hulumtoj se cilët futbollistë t’i sjellë në “Allianz Arena” në korrik.
Kalimi i tij te Bayerni i Munihut ka marrë vëmendje të madhe dhe shumë futbollist sigurisht do të donin që t’i bashkoheshin atij në klubin gjerman, kurse i parë që ka marrë një ftesë është Luis Suarez i Livepoolit, raportojnë mediat spanjolle dhe angleze.
Trajneri spanjoll pritet të shpenzoj 40 milionë funta që ta sjellë në Gjermani sulmuesin e Liverpoolit.
Aduti kryesor i Guardiolas për Suarezin është vëllai i tij. Ai është menaxheri i reprezentuesit uruguaian. (ORAinfo)
Category: Futboll