Pronari i domenit zlatan.fr 12 kushte Ibrës: 1. Më lejo ta ‘dhezi’ shpullë në publik

Unknown | Sunday, January 06, 2013 |


Njëri nga sulmuesi më të mirë aktualisht në botë, Zlatan Ibrahimoviq, kohë më parë ka arritur që emri i tij të futet si fjalë në fjalorin suedez, kurse tash mund ta ketë edhe domenin e tij të internetit, por para kësaj ai duhet t’i përmbushë 12 kushte të një tifozi anonim të PSG-së.

Ky tifoz anonim ka zbuluar se domeni i internetit zlatan.fr ka qenë i lirë kur Ibra kaloi në PSG, kështu që vendosi ta blej dhe kështu të shndërrohet në një kapitalist shumë shpejt!

Në rast se sulmuesi suedez dëshiron ueb faqe me emrin e tij duhet t’i përmbushë njërën nga 12 dëshirat e pronarit të domenit të ‘tij’.

Kështu që Zlatani në “Parkun e Princave” duhet të sjellë yllin brazilian Neymar, apo të lejoj që tifozi i panjohur ta godas, që sigurisht është opsioni më i parealizueshëm, sepse vështirë që Ibra lejon një gjë të tillë.

Njëri nga 12 kushtet që Ibrahimoviq duhet të përmbushë:
1. Ma dhuro fanellën me emrin tim dhe mbishkrimin “Je më i miri pas Zlatanit”
2. Jeto me mua një muaj
3. Me dhuro tri bileta për tërë jetën për ndeshjet e PSG-së
4. Me mund në ekzekutimin e penalltive në “Parkun e Princave”
5. Me mund në takvando, kam dëgjuar që nuk je i dobët. 
6. Me dhuro njërën nga gomat tua të flokëve. Fuqia Samsonit i ka ardhur nga flokët kështu që edhe te ti mund të ekzistoj kjo. Unë nga ato goma do të bëjë lidhëse për çelësa që do të më japin fuqi deri në fund të jetës. 
7. Me mund në FIFA 13 (PSP). Çfarëdo skuadra që të zgjedhësh nuk ka gjasa të me mundësh.
8. Shëno gol me gërshërë nga 30 metra në një ndeshje zyrtare. Po bëjë hajgare, kjo është jo reale. 
9. Me lejo që të godas me shuplaka në publik.
10. Dhuroj të dashurës sime fotografi pa fanellë. Nga të gjitha kërkesat, kjo është më e pa dëshiruara për mua. Më ka ardhur të hunda që gtë dashurës sime i zmadhohen sytë çdo herë kur t’i në fund të ndeshjes e heq fanellën. 
11. Sjelle Neymarin në PSG gjatë afatit kalimtar të verës. 
12. Thjeshtë m’u lut që ta jap domenin, por sy me sy dhe atë në gjuhën franceze. (ORAinfo)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!