Sammer: Guardiola te Bayerni? Flasim pas Marsit
Jupp Heynckes nuk duhet të rrijë dhe aq i qetë për të ardhmen e tij në stolin bavarez, pasi drejtuesi i klubit, Mathias Sammer nguroi të konfirmonte se tekniku do të qëndrojë edhe pas përfundimit të sezonit. Drejtori Sportiv i bavarezëve tha se gjithçka do të sqarohet pas muajit Mars.
“Nuk mund të flas mbi spekulime, mbi të ardhmen e Heynckes do të flasim pas muajit Mars. Ai mbetet një trajner fantastik që i ka dhënë krenari ekipit. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për të fituar të gjithë titujt e mundshëm deri në fund të sezonit. I kërkoj edhe mediave të jenë më të përmbajtur kur flasin për spekulime”.
E ardhmja e Heynckes varet shumë nga trofetë që do të fitoj këtë sezon raporton shtypi gjerman ndërsa Guardiola po qëndron ende në pritje të një ekipi të ri.
Category: Futboll