90 mijë flamuj të Barcelonës në stadium

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |

Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Copa del Rey. Ajo që pritet ta bëjë madhështore dhe të paharrueshme këtë sfidë është se katalunasit kanë bërë gati plot 90 mijë flamuj, të cilët do t’ju shpërndahen shikuesve para se të hyjnë në stadium. 

Më pas, para fillimit të takimit të gjithë shikuesit do t’i ngrisin lart flamujt që i përfaqësojnë ngjyrat e klubit katalunas. Ndeshja e parë, e zhvilluar në Santiago Bernabeu kishte përfunduar 1:1, andaj skuadrat do ta kërkojnë sonte kualifikimin në gjysmëfinale të Copa del Rey. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!