Allegri: Mos na quani viktima të Barcelonës

Unknown | Tuesday, February 19, 2013 |


Trajneri i Milanit, Masimilliano Allegri tha se nuk bën që ne të quhemi si viktima të Barcelonës. Allegri tha se ndeshja fillon me rezultat 0 me 0 gje se gjithçka është e mundur.
"Ne do të luajmë kundër ekipit më të mirë në botë, por që nuk pranoj që të quhemi si viktima të Barcelonës. Ndeshja fillon me rezultat 0 me 0 dhe duhet krijuar kushtet në ndeshjen e parë për kualifikimin e mëtutjeshëm.
Do të fillojmë ndeshjen me qetësi.
Ne kemi luajtur viteve të fundit disa herë me Barcelonën dhe i njohim ata. Për të arritur çerekfinalen ne na duhet një punë shumë e madhe. Për ta eliminuar Barcelonën duhet të punohet shumë.
Ne duhet të jemi të guximshëm në mbajtjen e topit pasi që ata janë shumë rrezikshëm në sulm. Ata kanë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, por se duhet të kemi kujdes edhe nga Iniesta sepse është asistuesi më i mirë"deklaroj Allegri./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!