Arsenali ti frikësohet kësaj statistike!

Unknown | Tuesday, February 19, 2013 |


Arsenali e pret sot në supersfidën e Ligës së Kampionëve gjigandin gjerman, Bayern Munchen. Arsenali nuk ka bilanc aq të mirë këtë edicion në terrenin e saj ndërsa pret njëren nga skuadrat më të mira si mysafire në Evropë.
Bilanci i Bayernit në Bundesliga këtë edicion mund të jetë i frikshëm për topçinjtë. Nga 11 ndeshjet e zhvilluara si mysafir, Bayern ka 10 fitore dhe 1 barazim.
Madje po të shikosh bilancin e golave komentet janë të pakta. Bayern ka shënuar 27 gola si mysafir ndërsa e ka pranuar vetëm 1, statistika të cilën askush nuk i ka në futbollin evropian aktualisht./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!