Bolt paguhet 10 mijë funte për sekondë

Unknown | Thursday, February 28, 2013 |


Usain Bolt do t’i marrë 10 mijë funte angleze për sekondë, kur do të vrapojë në garën 200 metra në Paris Diamond League gjatë kësaj vere. Tri herë kampioni olimpik do t’i përfitojë 200 mijë funte në evenimentin që do të mbahet në muajin gusht në kryeqytetin francez më 6 korrik. 

Ndërkaq, edhe evenimenti London Grand Prix, i cili do të mbahet më 27 korrik do të mundohet ta bind sprinterin xhamajkan që të marrë pjesë në garë. Bolt pritet të marrë pjesë edhe në Kampionatin Botëror, që do të mbahet gjatë gushtit. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!