Brawn: Hamilton mund të fitojë titullin!

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |

Ross Brawn, drejtori i Mercedes GP, mendon se Lewis Hamilton i ka të gjitha cilësitë për tu shpallur sërish kampion bote. “Lewis është një pilot fantastik, shumë i shpejtë dhe kompetitiv. I ka të gjitha cilësitë e nevojshme për tu shpallur kampion bote dhe e ka treguar gjatë karrierës së tij”, theksoi Brawn në një intervistë për formula1.com.  

Gjithsesi, Brawn nënvizoi se po përgatitet më shumë për vitin 2014, kur do të ketë shumë ndryshime në Formulën 1: “Ndryshimet do i japin mundësi shumë skuderive ta nisin nga e para dhe ne po punojmë që tani për makinën e sezonit të ardhshëm.”

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!