Çfarë tmerri! Milan-Barça ia humbi 1 milion funte

Unknown | Saturday, February 23, 2013 |

Një student nga Britania e Madhe kaloi një përvojë sa të veçantë aq edhe të hidhur kur pa t’i ikin nga duart plot 1 milion funte për shkak të disfatës që skuadra e Barcelonës pësoi 2-0 në San Siro kundër Milanit, në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

As mbiemri i njëjtë me atë të mbrojtësit katalunas nuk e ndihmoi djaloshin 20-vjeçar, Simon Pique të bëhet milioner edhe pse ai gjeti rezultatin e saktë të 7 ndeshjeve të Champions League, duke dështuar pikërisht në përballjen e San Siros.

Milan-Barcelona e tradhtoi sepse në tiketën e tij ai e kishte parashikuar me fitore 0-2 të mysafirëve. Rezultatit ia qëlloi, por jo edhe skuadrës fituese. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!