E shava Balotellin për ti ulur çmimin

Unknown | Sunday, February 24, 2013 |


Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka deklaruar se qëllimisht e kishte quajtur Mario Balotellin si “mollë e kalbur”, kur sulmuesi italian ishte ende pjesë e Manchester City-t.
“Galliani më këshilloi të them diçka të tillë, në mënyrë që të mos i rritet çmimi dhe ta blejmë me një shifër të arsyeshme. Sot e kam lavdëruar Bojan Kërkiçin dhe Galiani më bëri shkelm nën tavolinë, sepse kjo mund të na kushtojë nëse vendosim ta blejmë kartonin e tij”, ka thënë presidenti i Milan.
Ai më pas ka folur edhe për mesazhin e tifozëve të Interit se nuk do ta fyejnë SuperMarion në baza racore.
“Do të ishte jocivilizuese nëse do të ndodhte diçka e tillë, për këtë arsye e përshëndes vendimin e tyre. Balotelli është italian. Duhet t’i miratojmë legjislacionin e nevojshëm që të gjithë ata që jetojnë dhe punojnë me zell në këtë vend t’i bëjmë nënshtetas të Italisë”, ka shtuar Berlusconi, deklaratë kjo e cila është cilësuar më shumë si mesazh elektoral për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet e sotme.
“Në fund ka folur edhe për Balotellin si lojtar. Jashtë fushës është i relaksuar, por është një profesionist i madh dhe ne të gjithë jemi të lumtur. Më gëzon fakti se tre sulmuesit tanë kanë pamje të njëjtë flokësh, ky është simboli i tyre”, përfundon Silvio Berlusconi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!