Gareth Bale, 8 gola në 6 ndeshje (Video)

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |

Bashkë me Robin van Persien, Gareth Bale është lojtari më në formë në kampionatin anglez për momentin. Mesfushori uellsiani po shkëlqen në çdo ndeshje, ndërsa këtë e konfirmoi edhe mbrëmë duke realizuar dy gola, në fitore ndaj West Ham Unitedit me rezultat 3:2. 

Futbollisti majtak kështu e ngriti në 8 numrin e golave të shënuar në 6 ndeshjet e fundit, duke e udhëhequr Tottenhamin drejt suksesit. Paraqitjet mbresëlënëse kanë bërë që Bale të kërkohet nga disa skuadra të njohura evropiane dhe gjatë verës ai mund ta lë ekipin londinez, për t’u transferuar jashtë Anglisë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!