Gattuso: Messi, futbollist Play Station-i

Lina's | Monday, February 18, 2013 |


Ish futbollisti i Milan Gennaro Gattus, në një intervistë për gazetën katalanase "El Mundo Deportivo", ka folur rreth sfidës të së mërkurës në Champions League Milan-Barcelona.

"Barça është skuadra më e mirë në botë. Ka pasur një evolucion të madh dhe tani e gjithë bota kërkon të kopjojë futbollin dhe akademinë e saj. Milan ka filluar tashmë diçka të ngjashme, një rrugëtim me pak para. Pas 25 vitesh triumfuese Milan duhet të presë 2-3 vjet për të qënë kompetitiv. Sfida e Champions? Në futboll nuk i dihet kurrë, por Barcelona është më e fortë", ka thënë Gattuso.

Ndërsa në lidhje me Lionel Messin, futbollisti i Sion ka thënë: "Messi është më i miri në botë, është nga një tjetër planet. Një futbollist që shënon 90 gola në një vit nuk mund të jetë real, është Play Station".

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!