India i ndjellë humbjen Milanit, me golat e Messit!

Lina's | Monday, February 18, 2013 |


Gazeta e njohur indiane, "India Times" për një moment ka mundur të frikësoj skuadrën e Milanit. Gazeta indiane e ka vendosur foton e Lionel Messit në ballinën e saj pas fitores që Barcelona e arriti ndaj Granadës me 2 golat e Messit.
Por gabimi i gazetës u pa në përmbajtjen e lajmit ku thuhej se Messi ka arritur golat e 300 dhe 301 në fitoren ndaj Milanit.
Gabimi i pashlyeshëm i gazetës indiane mund të jetë i përsëritshëm pasi që këtë të mërkurë Messi ka shanset për të bërë të saktë këtë shkrim, në rast se do të shënoj gola ndaj Milanit në përballjen e parë në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!