Kapet një nga shitësit e ndeshjeve

Unknown | Thursday, February 21, 2013 |


Në Itali dje është kapur një nga personat e akuzuar për trukimin e ndeshjeve.Ai është kapur në Itali ndërsa sipas mediave italiane ai është identifikuar si Admir Suliç, një shtetas slloven i cili ka zbarkuar në aeroportin e Milanos.
Interpoli ka deklaruar se i dyshuari besohet të jetë i lidhur me një organizatë fiksimi ndeshjesh me bazë në Singapor. Hetuesit e agjencisë policore kanë kritikuar vazhdimisht Singaporin se ka lejuar persona të tillë për të jetuar lirshëm në këtë vend. /Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!