Kosh spektakolar i kërcimtares (Video)

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |

Chearleader (kërcimtarja) Ashlee Arnau e ka shënuar një kosh të jashtëzakonshëm dhe spektakolar. Pasi përfundoi pjesa e parë e një ndeshjeje të kolegjit, e zhvilluar në Mississippi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), 21 vjeçarja bëri një performancë të shkëlqyeshme, duke shënuar nga mesi i fushës, pasi bëri një akrobacion. “Jam jashtëzakonisht e lumtur. Nuk do ta provoj më këtë, vështirë të përsëritet kjo mrekulli”, tha Arnau. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!