Majlinda Qeverise: 10 ditë afat, ose IKA

Unknown | Monday, February 25, 2013 |


I ka ardhur te "hunda" Majlinda Kelmendit. Krenaria e sportit kosovar i ka dhënë ultimatumin e fundit Qeverisë së Kosovës për ti plotësuar kërkesat e saj, ose në të kundërtën ajo do të përfaqësojë ndonjë shtet tjetër.
Majlinda kërkon nga shteti kërkesat që parashihen me ligj për shpërblimet në arenën ndërkombëtare, të cilat nuk i'u kanë plotësuar deri më tani. 10 ditë afat i ka dhënë afat Qeverëisë për të shqyrtuar dhe plotësuar këto kërkesa.
Në një intervistë për Sportin Total në KTV, Majlinda Kelmendi zbuloj se për të janë të interesuara tri shtete të tjera të cilat kanë oferta joshëse.
Frustrimi i saj vije pak ditë pasi ajo fitoj Medaljen e Artë në Grand Prix të Duseldorfit.
Kazakistani ishte shteti i parë që kishte shprehur interesim për "përvetësimin" e Majlinda Kelmendit duke e parë se shteti i Kosovës nuk i plotëson kërkesa asaj pavarësisht shumë çmimeve të fituara në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!