Messi, shumë afër rekordit të golave të Ronaldos

Unknown | Sunday, February 24, 2013 |

Lionel Messi është shumë afër ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, duke shënuar gol ndaj të gjitha ekipeve të La Ligas brenda një sezoni. Ylli argjentinas nuk ka realizuar në vetëm katër prej 25 ndeshjeve të La Ligas këtë stinor dhe i duhet të shënojë edhe në duel kundër Celta Vigos, për të barazuar rekordin e yllit portugez të Real Madridit. Iu nevojit edhe ndaj Sevillës dhe e bëri, madje duke realizuar atë që ishte goli i fitores për Barcelonën në një ndeshje të mundimshme që gjiganti katalunas e mbylli pjesën e parë në disavantazh prej një goli. Messi ka realizuar në 15 ndeshje të njëpasnjëshme të La Ligas dhe e ka thyer rekordin e kaluar për pesë gola më shumë, që ishte vendosur nga braziliani Ronaldo. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!