Në Londër askush nuk e do më Benitez

Unknown | Monday, February 25, 2013 |

Aventura e tij në pankinën e Chelsea duhet të mbyllej në fund të sezonit, por largimi i Rafael Benitez nga skuadra londineze me shumë mundësi do të përshpejtohet. Zërat qarkullonin prej kohësh, por tani mediat angleze janë të sigurta. Humbja e fundit 2-0 kundër Manchester City ka ezauruar durimin e padronit të klubit Roman Abramovic që po mendon seriozisht për një trajner të përkohshëm që do të mbyllë këtë sezon, që konsiderohet një dështim i vërtetë.

Chelsea renditet në vendin e tretë të Premier League me 19 pikë më pak se kryesuesit e Manchester United, çka do të thotë se titulli kampion është i pamundur. Janë pikërisht këto shifra që vështirësojnë pozicionin e Rafael Benitez, që gjithsesi nuk dorëzohet përballë presionit. “Nuk është nevoja të jesh shumë i zgjuar për të kuptuar se nuk jemi aty ku duhet. Askush nuk është i lumtur për këtë. 

Gjithsesi unë nuk ndërmend të dorëzohem. Do të respektoj deri në fund kontratën time me klubin”,-ka bërë të ditur Benitez. Nuk mendojnë kështu mediat angleze, që e bëjnë të kryer largimin e trajnerit spanjoll, i cili do të zëvendësohet nga një teknik i përkohshëm, në pritje që në pankinën e Bluve të Londrës të rikthehet Jose Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!