Njhuni me “huliganët” më të rrezikshëm në Europë

Lina's | Thursday, February 14, 2013 |

Të jesh me ngjyrë, homoseksual apo musliman dhe të luash me Zenit San Petersburg është mjaft e vështirë. Tifozët e Zenit San Petersburgut konsiderohen si më racistët në Evropë. Gjithashtu, këta tifozë njihen edhe si problematikë. Ata kanë rezervuar majmunë lodra dhe banane për lojtarët e Liverpoolit, para ndeshjes së Europa League. Po ashtu, po bëhen gati të rrihen me tifozët e ekipit anglez. 

Tabloidi britanik Daily Mail ka bërë një reportazh me ekipin rus, ku ka kontaktuar me tifozët, që konsiderohen si më racistët në kontinentin tonë. Tifozët po përgatiten që ta bëjnë një gjë të tillë edhe me lojtarët e Liverpoolit, para ndeshjes së Europa League. “Do të ketë majmunë lodra, të kushtuar për lojtarët me ngjyrë të Liverpoolit. Janë qindra fansa që do ta bëjnë një gjë të tillë. Disa mund ta përdorin edhe bananen, e disa të tjerë jo”, ka thënë njëri nga tifozët rusë, para ndeshjes që do të zhvillohet në Petrovsky Stadium të enjten mbrëma. Gjithashtu, rusët konsiderohen edhe si tifozë të rrezikshëm.

“Tifozët tanë do t’i kërkojnë huliganët e Liverpoolit, do t’i ndjekin dhe do të fillojnë të përleshen me ta. Janë rreth 300 tifozë tanë që duan të rrihen. Nuk do të ketë shishe apo thika, vetëm rrahje. Kjo është normale në kulturën e futbollit”, shton tifozi rus, të cilit nuk iu bë i ditur identiteti. Landscrona është grupi më fanatik i tifozëve të Zenitit. Këta tifozë, që numërojnë 5 mijë vetë janë kundër njerëzve me ngjyrë dhe homoseksualëve. Gazetari i Daily Mail ishte munduar të kontaktonte me dy liderët e Landscronas, Alexander Rumyantsev e Ruslan Druyma, por që të dy kanë refuzuar. “Është absolutisht e drejtë që ta themi se nuk i duam lojtarët me ngjyrë. Spartak Moska ka lojtarë me ngjyrë, siç kanë edhe shumë ekipe në Rusi. 

Ne duam që Zeniti të jetë më ndryshe, të qëndrojë larg tyre, ta ruajmë identitetin tonë”, shtoi një tifoz. “Gjithashtu, është e pamundur ta imagjinojmë një lojtar homoseksual të vijë këtu. Është totalisht e pamundur. Klubi e di se objektiv yni janë lojtarët me ngjyrë dhe homoseksualë dhe drejtuesit e klubit nuk veprojnë kundër nesh”, vijoi ai. Sipas tij, përveç lojtarëve me ngjyrë dhe homoseksualëve, tifozët e Zenitit nuk i duan as lojtarët myslimanë. 

Aktualisht, në Rusi jetojnë shtatë milionë myslimanë dhe deri në vitin 2050 pritet që ky numër të rritet në 20 milionë. Por, i befasishëm është fakti sepse pikërisht Zeniti në gjirin e tij ka dy lojtarë me ngjyrë si braziliani Hulk dhe portugezi Bruno Alves. Ata i pranuan këta lojtarë, të cilët anojnë edhe nga ngjyra e bardhë. Në vitin 2011, tifozët e Zenitit kishin hedhur në fushë një banane në drejtim të ish mbrojtësit brazilian Roberto Carlos, i cili luante në Anzhi Makhachkala. 

Ish trajneri i Zenitit, Dick Advocaat kishte thënë se do të donte që në ekip të kishte lojtarë me ngjyrë, por kjo do të ishte e pamundur për shkak të reagimit të tifozëve të klubit.Rusia do të jetë organizatore e Botërorit 2018 dhe ekziston rreziku që të shfaqet racizmi ndaj futbollistëve me ngjyrë, sidomos atyre nga vendet afrikane.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!