Shijoni 10 golat e Ronaldos ndaj Barcelonës (Video)

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |


Gjithë bota i ka sytë sonte tek El Clasico, ku do të përballen në Camp Nou, Barcelona dhe Real Madridi, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Copa del Rey. Përpos kësaj sfide, një tjetër përballje interesante konsiderohet edhe ajo në mes të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Portugezi është një makth për Barcelonën pasi ka shënuar 7 gola në 6 El Clasicot e fundit. 

Ai do të tentojë ta vazhdojë këtë seri edhe sonte. Deri tash, ylli portugez ka realizuar 10 gola ndaj gjigantit katalunas, të cilat mund t’i shijoni në videon e mëposhtme. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!