Shijoni 17 golat e Messit ndaj Realit (Video)

Unknown | Tuesday, February 26, 2013 |

El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madrid që zhvillohet sonte sjell sërish përballë njëri-tjetrit dy futbollistët më të mirë në planet: Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Messi, është fituesi i “Topit të Artë” në katër sezonet e fundit, por argjentinasi është më shumë se kaq, pasi konsiderohet një ikonë për shkak të rekordeve që ka thyer. Një i tillë mbahet akoma nga ikona e Realit, Alfredo di Stefano, që është golashënuesi më i mirë në historinë e “El Clasicos” me 18 gola.

Por, nëse Messi shënon edhe sonte atëherë do ta barazonte rekordin e tij, pasi i ka shënuar Realit në të gjitha kompeticionet, La Liga, Copa del Rey, Superkupë dhe Champions League. Këta janë 17 golat e Messit në El Clasico. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!