Shkëlqen Shaqiri

Unknown | Monday, February 25, 2013 |


Mesfushori nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ka qenë titullar në fitoren e thellë të skuadrës së tij Bayern ndaj Ëerder Bremen 6:1. Loja e ‘xhuxhit’ është vlerësuar lartë nga mediat gjermane dhe ato evropiane, duke e notuar me një notë mjaft të lartë katër, nga maksimalja pesë.

Ai ishte edhe pjesëmarrës te goli i katërt i shënuar nga Mario Gomez. Në minutën e 72, Xherdani lëshoi fushën, duke u zëvendësuar nga sulmuesi peruan, Claudio Pizarro.

Skuadra e mesfushorit kosovar me pasaportë zvicerane, gjendet në pozitën e parë në Bundesligë, me gjasa të mëdha për t’u shpallur kampion, pasi gjendet 15 pikë larg vendit të dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!