Ballack largohet nga futbolli

Unknown | Friday, March 08, 2013 |


Ndeshja e lamtumirës për Michael Ballack do të zhvillohet në 5 Qershor në Leipzig.
Këtë e bën të ditur vetë 36 vjeçari ish kapiteni i Gjermanisë. Ballack vendosi të tërhiqej nga futbolli i luajtur Tetorin e kaluar. Mes të ftuarve nuk mund të mungote as trajneri aktual i kombëtares gjermane Joachim Loew, me të cilin Ballack nuk ka patur marrëdhënie të mira.
“Me të kam kaluar një periudhë të suksesshme në kombëtare edhe pse nga fundi pati pak tension.” Ballack nuk e ka pëlqyer kurrë mënyrën se si Loew e nxori jashtë kombëtares deri në pikën që e detyroi atë të mos pranonte grumbullimin për miqësoren e Gushtit 2011 me Brazilin, e cila do t’i kishte mundësuar të arrinte kuotën e 99 prezencave në kombëtare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!