Rishfaqet Fergie, flet për Rooneyn e Cakir

Unknown | Friday, March 08, 2013 |


Sir Alex Ferguson nuk i është fshehur konferencës para ndeshjes me Chelsean. Bosi skocez është parë sot shumë i qetë, i lumtur dhe me ambicie pas natës dëshpëruese që i solli gjyqtari turk Gunayt Cakir.
Fergie në konferencë demntoj largimin e Rooneyt nga skuadra ndërsa kritikoj gjyqtarin turk.
"Rooney do të jetë në Manchester United edhe në vitin e ardhshëm. Për këtë ua jap fjalën dhe ju garantoj. Unë dua të ju them se nuk kam asnjë problem të vetëm me Rooneyn dhe se lënia në bankën rezervë ishte vetëm vendim taktik. Ai e kuptoi se pse nuk luajti dhe se nuk ka patur asgjë të keqe midis nesh.
Sa i përket gjyqtarit turk, unë them me bindje se ai na kë dëmtuar neve. Kam qenë shumë i shqetësuar me gjykimin e tij. Bisedova për këtë edhe me stafin tim. Isha i merakosur por se tani gjithçka është e shkuar për ne dhe mendojmë përpara.
Unë e dërgova asistentin tim Mike Phelan në konferencë . Ai ka të drejtë të jetë në vend timin, i thashë që të shkoj sepse ai është i qetë, i mirë me shtypin" deklaroj Ferguson./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!